Neymar u dëmtua në takimin kundër Nigerisë, por trajneri Tite insistoi se ylli i PSG-së nuk do të luante po të kishte ndonjë dyshim mbi fitnesin e tij, si dhe se nuk kishte rrezikuar aspak me aktivizimin e tij.
“Jo, aspak”, u përgjigj Tite kur u pyet nëse Neymar ishte në rrezik përpara ndeshjes. “Do të ishte e papërgjegjshme dhe e paaftë për mua nëse do e bëja një gjë të tillë. Do të më duhej të pranoja ankesat e trajnerit dhe presidentit të PSG-së, nëse ata do të ankohen.”
Neymar është rikthyer në Paris, aty ku PSG do të përballet ndaj Nice të premten e ardhshme. Ylli brazilian ka vuajtur shumë nga dëmtimet në dy sezonet e fundit./abcnews.al