Gjatë 24 orëve të fundit nga policia e Tiranës janë ndaluar pesë shtetas të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Bëhet fjalë për një 43-vjeçar pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasin 26 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’.
Po këta specialistë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin 62 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 kapën e ndaluan shtetasin 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kapën shtetasin 70 vjeç dhe ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg” që i kishte caktuar Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.