Tiranë, shiste drogë në zona të ndryshme të Tiranës, pranga 33-vjeçarit

schedule09:41 - 3 Gusht, 2024

schedule 09:41 - 3 Gusht, 2024

Një 33-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë ne Tiranë.

Sipas informacioneve të policisë, i riu dyshohet se shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 232 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 232 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!