Në kuadër të operacionit policor “Hidden Money” janë ndaluar Fabio Demerxhiu, Kristian Kurti, Ylli Imeraj, Marsel Velaj persona, po procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, si dhe po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.
Mësohet se këta persona kryenin aktivitetin e tyre kryesisht online, duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore, si dhe duke futur mallra të dyshuara të kontabanduara, në RSh.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe celularët e shtetasve të proceduar.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor “Hidden money”.
Gjatë operacionit janë ndaluar 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, si dhe po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.
Janë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillohen kontrolle në 13 subjekte të ndryshme në Tiranë, Krujë dhe Durrës, të cilat e kryenin aktivitetin e tyre kryesisht online, duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore, si dhe duke futur mallra të dyshuara të kontabanduara, në RSh.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hidden money”.
Gjatë operacionit:
– janë ndaluar shtetasit, 28 vjeç, banues në Tiranë, 27 vjeç, banues në Tiranë, 45 vjeç, banues në Paskuqan,32 vjeç, banues në Durrës;
– janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit , 36 vjeç, banues në Tiranë, dhe 35 vjeçe, banuese në Tiranë;
Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve 32 vjeç, banues në Kavajë, 34 vjeçe, banuese në Durrës, dhe 47 vjeç, banues në Paskuqan.
Subjektet e lartpërmendura tregtonin mallra të ndryshme dhe kryenin aktivitetin e tyre kryesisht online, nëpërmjet rrjeteve sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Tik-Tok”, duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore, si dhe duke futur produkte kontrabandë, në RSh.
Nga përllogaritjet e strukturave të Hetimit Tatimor janë analizuar dërgesat e postës për secilin subjekt, duke i ndarë në vite dhe më pas janë krahasuar me deklarimet e kryera nga çdo subjekt, dhe krahasuar deklarimet në tatime me deklarimet në postë, rezulton një diferencë totale prej 1 500 000 euro.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe celularët e shtetasve të proceduar.
Materialet i kaluan Prokurorisë.