Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Tiranë, arrestohen administratori i klinikës dhe një stomatolog

schedule09:46 - 22 Korrik, 2025

schedule 09:46 - 22 Korrik, 2025

Pas një hetimi disa mujor, sektori kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, ka arrestuar Administratori dhe stomatologu i një klinike private dentare në Kryeqytet.

Në pranga ka rënë Ervin Zeka, 40 vjeç pronar i klinikës “Golden Dental & Aesthetic”, në Rrugën e Kavajës si dhe Kejdi Myzyri, 26 vjeç, pasi ofronin medikamente dhe preparate të skaduara.

Ndërkohë, ka nisur hetimi për 12 punonjës të kësaj klinike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e klinikës, janë gjetur dhe sekuestruar një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara që nga viti 2018, të cilat përdoreshin në shërbime të ndryshme si terapi, kirurgji, implante, ura porcelani dhe riparime të aparaturave dentare.

Kryesisht kjo klinkië private në mes të Tiranës, operonte me klientë nga Shteti italinë të cilët vinin për të kryer shërbime dentale.

Ndaj të arrestuarëve rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe tregtimi të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!