Dy persona kanë rënë në pranga e policisë së Tiranës për shkak se akuzohen për shitje kokaine. Të arrestuarit janë Ismet Daja, 58-vjec me precedent të mëparshëm penale si dhe Kejdi Daja 26 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.
Këta shtetas, në rrugën “Myslym Keta”, u kapën në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën do t’ua shisnin personave të tjerë për ndarje në doza dhe shitjen e saj në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut.
Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesat e tyre, u gjetën në total 1.3 kilogram kokainë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve. Policia po vijon hetimet për sa I përket persoanve të tjerë që janë të përfshirë në rrjetin e dy të arrestuarëve në zonën e Freskut.
/ abcnews.al

