Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31 vjeçar, i cili u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion luftarak.
Po ashtu në pranga janë vënë edhe dy shtetas të tjerë, pasagjerë në automjetin e 31 -vjeçarit për moskallëzim të krimit.
Njoftim i policisë:
Tiranë
Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “White”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 1 shtetas.
Gjithashtu, në pranga dy të tjerë për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “White”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:
– E. T., 31 vjeç, M. M., 35 vjeç, dhe N. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Shefqet Kuka”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. T., dhe pasagjerë shtetasit M. M., dhe N. S.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasit E. T., dhe N. S., kanë pasur dijeni dhe nuk kanë kallëzuar krimin./abcnews.al