EMRI/ Plagosi me thikë dy vëllezër, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

schedule09:05 - 14 Gusht, 2023

schedule 09:05 - 14 Gusht, 2023

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur dy vëllezër. Gert Latifi nga Lushnja ka goditur me mjet prerës dy vëllezërit nga Tirana pas një konflikti për motive të dobëta dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” në kryeqytet.

Sipas policisë, nën hetim është vënë edhe një 17 vjeçar për moskallëzim krimi. Autori i ngjarjes është lokalizuar pas disa orësh nga policia në një hotel në Lushnje. 35 vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e dy vëllezërve.

Dy vëllezërit Rrest dhe Viliardo Abazaj ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!