Tiranë/ Përplasën automjetet, babë e bir bëjnë për spital 32 vjeçarin

schedule17:04 - 18 Prill, 2023

schedule 17:04 - 18 Prill, 2023

Një aksident është raportuar pasditen e sotme në Tiranë ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Pas kësaj ngjarjeje, babë e bir që ndodheshin në njërin nga mjetet janë konfliktuar me grushte me një 32 vjeçar që drejtonte mjetin tjetër, i cili ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).

Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!