Tiranë/ “Një person është dhunuar dhe është marrë me forcë”, telefonata në polici ngre alarmin

schedule21:41 - 24 Prill, 2025

schedule 21:41 - 24 Prill, 2025

Një telefonatë ka ngritur alarmin në Polici. Sipas telefonatës së mbërritur në sallën operative, është ngritur shqetësimi se një person është dhunuar dhe është marrë me forcë nga disa të tjerë në zonën e ish-doganës në kryeqytet.

Lidhur me këtë ngjarje është mësuar se kanë qenë disa të rinj të cilët kanë qenë të dehur, dhe pasi kanë dalë nga një lokal, njëri prej tyre, nuk ka pranuar të largohet.

Në këtë mënyrë kanë tentuar të fusin në automjet për t’u larguar. Më pas e kanë dërguar në shtëpi pasi ishte në gjendje të dehur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!