Shtylla e cila ra mbi një makinë në Tiranë, tanimë është ngritur pasi grupet e punës së OSHEE dhe forcat e policisë mbërritën në vendngjarje.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në afërsi të komisariatit nr.4.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raportoi më herët se ka dyshime se shtylla u shemb nga një kamion, që ka pasur një vinç tërheqës. Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar.
“Në vendin e ngjarjes vijon të jetë grupi hetimor, ka ardhur edhe grupi i OSHEE. Priten edhe forcat zjarrfikëse. Dyshohet se shtylla është shembur nga një kamion që ka pasur një vinç tërheqës. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por dëme materiale të një automjeti. Qarkullimi vijon normalisht. Nga tensioni i mesëm i shtyllave, është bërë edhe një shkëputje e energjisë elektrike për sigurinë e automjeteve dhe qytetarëve”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al