Një edukatore kopshti është kallëzuar nga një 31-vjeçare, sipas së cilës ajo ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3-vjeçar.
Kopshti ndodhet në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet.
Pas kallëzimit, për edukatoren 24-vjeçare u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./abcnews.al