Tiranë, ndryshohen shefat e dy komisariateve

schedule11:21 - 11 Qershor, 2018

schedule 11:21 - 11 Qershor, 2018

Në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit dhe në disa qarqe janë firmosur disa lëvizje drejtuesish në kuadër të intensifikimit të luftës ndaj krimit e drogës.

Kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën e Shefit te Komisariatit të Policisë Nr.6.

Nënkomisar Neritan Boçi, që drejtonte këtë komisariat emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë

Kurse Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Përveç Tiranës, lëvizje drejtuesisht ka pasur edhe në policinë e Durrësit dhe Krujës. Artur Heba mësohet se është caktuar shef Komisariati në Krujë, kurse Edvin Ndreu Nëndrejtor në Drejtorinë e Policisë Qarku Durrës./abcnews.al