Tiranë/ Magazinonin mallra kontrabandë me vlerë 150 000 mijë euro, arrestohen tre persona

schedule14:35 - 19 Shtator, 2023

schedule 14:35 - 19 Shtator, 2023

Policia e Tiranës ka zbuluar në subjekt të paregjistruar në organet tatimore në të cilin magazinoheshin mallra të kondrabanduara në sasi të mëdha, me vlerë 150 000 euro.

Në pranga është vënë administratori dhe magazinieri i këtij subjekti dhe një shtetas tjetër që tregtonte me pakicë këto mallra të identifikuar si Ledio Kamberi, Gentiani Plaku dhe Etmir Dogjani.

“Blutë” kanë sekuestruar 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga strukturat e DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Best cargo”.

Zbulohet një subjekt i paregjistruar në organet tatimore në të cilin magazinoheshin mallra të kontrabanduara në sasi të mëdha, me vlerë 150 000 euro.

Vihen në pranga administratori dhe magazinieri i këtij subjekti.

Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që tregtonte me pakicë këto mallra.

Sekuestrohen 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe të Kërkimit, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Best cargo”.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve L. K., 31 vjeç, G. P., 41 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një subjekt (magazinë) të paregjistruar në organet tatimore, me administrator shtetasin G. P. dhe magazinier shtetasin L. K., gjetën dhe sekuestruan mallra dhe produkte të ndryshme. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi E. D. furnizonte dyqanin e tij, me këto mallra, për t’i tregtuar ato me pakicë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme, me vlerë rreth 150 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!