Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë, ikin nënkryetarët e bashkisë/ Zgjidhen zëvendësuesit, nuk preket Anuela Ristani

schedule11:22 - 31 Korrik, 2025

schedule 11:22 - 31 Korrik, 2025

As Bashkia e Tiranës nuk i shpëtoi rifreskimit. Këtë të enjte, katër nënkryetarët paraqiten dorëheqjen nga detyra, dhjetë ditë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi riorganizim të punës në kryeqytet në përmbushje edhe të angazhimit ndaj qytetarëve të cilët i besuan socialistëve drejtimin e vendit edhe për katër vitet e ardhshme.

Në mbledhjen e cila u drejtua nga Ogerta Manastirliu, u njoftua largimi i Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi, dhe Jonida Halili, dhe emërimi i katër nënkryetarëve të rinj, sëbashku edhe me detyrën që do të kryejnë.

Ilir Menga, i cili deri më tani mbante postin e drejtorit të shërbimeve të transportit rrugor do të drejtojë shërbimet publike. Ish zevendësministrja e financave Vasilika Vjero do të do të mbikëqyrë financat dhe zhvillimin ekonomik ndërsa ish kryetari I komisionit të prokurimeve publike, Gentian Keri, do të merret me administratën e Bashkisë.

Nënkryetar I ri I bashkisë së Tiranës është edhe Blendi Sulaj, opozitari I dytë pas Endrit Brahimllarit që shpërblehet me post në bashkinë me të madhe të vendit.  Sulaj ka qenë pjesë e partisë republike dhe demokratike, ndërsa nën 11 maj, garoi nën siglën e partisë socialiste në Tiranë.

Deri më tani nga ky riorganizim nuk është prekur Anuela Ristani, e cila vijon të mbajë detyrën e kryetarës së komanduar.

Prej afro 6 muajsh, Bashkia e Tiranës po drejtohet me kryetar të komanduar ndërsa Erjon Veliaj ka lënë të kuptohet se nuk do të dorëhiqet nga detyra por do të vijojë të luftojë për Tiranën. Në këto kushte, është e paqartë, nesë kryeqyteti do të vijojë të drejtohet me kryetar të komanduar apo do të shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe pse vetë kryeministri Rama as nuk e pohuar dhe as nuk e përjashtuar këtë opsion.

Por lëvizjet e fundit në Bashkinë e Tiranës tregojnë se megjithsë kryeministri po respekton vullnetin e Veliajt, ai po respekton dhe vullnetin e Tiranasve që duan që kryeqyteti të qeveriset, në mënyrë

por lëvizjet e fundit në bashkinë kryesore të vendit tregojnë se megjithëse kryeministri po respekton vullnetin e Veliajt, ai po respekton dhe vullnetin e tiranasve që duan që kryeqyteti të qeveriset, në mënyrë efektive por edhe me përgjegjësi politike.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!