Një person është dhunuar me sende të forta një ditë më parë pranë një kompleksi pallatesh në zonën e ish sheshit Shqiponja në Tiranë. I dhunuari është identifikuar si Adriatik Roshi, 48 vjeç, i cili ka qenë pranë një berberhaneje në momentin që është sulmuar nga disa persona të cilët e kanë goditur me sende të forta.
Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi kqyrën kamerat e sigurisë, kanë ndaluar dy persona Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.
Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin Tur Kocekut si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;
1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.;
2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;
Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve./abcnews.al