Tiranë/ Fëmija tentohet të merret peng, ngjarja brenda një marketi, babai denoncon rastin

schedule23:32 - 15 Shtator, 2024

schedule 23:32 - 15 Shtator, 2024

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë në një market në rrugën e Barrikadave. Një grua ende e paidentifikuar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë të mitur.

Siç duket nga pamjet, gruaja sapo hyn në market, i afrohet fëmijës, i flet diçka dhe e merr në krahë duke u larguar.

Më pas, kjo gjë u konstatua nga e ëma e vajzës 2 vjeçare, e cila doli menjëherë jashtë marketit dhe ia mori fëmijën nga duart e gruas së panjohur.

Rasti është referuar në polici nga babai i vajzës 2 vjeçare, ndërsa mësohet se gruaja ende nuk është identifikuar nga policia, por dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

/abcnews.al/