E përshkoi vetë segmentin e hapur në pjesën e mbetur nga TEG-u në Ibë të autostradës Tiranë–Elbasan.
“Pas 8 vitesh është hera e parë që njerëzit ikin pa trafik në Elbasan për Ditën e Verës”.
Mbrëmjen e 13 Marsit u bënë provat e para të cilat rezultuan me sukses duke lejuar një ditë më pas lejimin e kalimit të automjeteve. Karrexhata tjetër është parashikuar të përfundojë në 17 Maj.
Është thënë edhe më herët nga kjo qeveri se shkaku i vonesave të ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan është mungesa e një projekti dhe studimi gjeologjik, për të përmbushur standardet evropiane të qarkullimit dhe sigurisë.
“E rëndësishme është që po përfundon ky makth dhe pas kaq kohësh po mbaron historia e befasive. Projekti ishte një mizerabilitet total dhe nisesh për t’i rënë shkurt dhe të del gjatë, siç ndodh me të gjitha rrugët që trashëguam. Por tani ka rëndësi që përfundon dhe nga sot faktikisht, në Elbasan shkohet nga rruga e re, pa asnjë pengesë”,-tha Rama.
Autostrada Tiranë-Elbasan nisi të ndërtohet në Prill të vitit 2011. Pas Rrugës së Kombit ajo është cilësuar si vepra e dytë më e madhe infrastrukturore në vend./abcnews.al