Tiranë, efektivi i gardës vret veten me armën e shërbimit

schedule08:56 - 2 Tetor, 2018

schedule 08:56 - 2 Tetor, 2018

Një efektiv i Gardës së Republikës dyshohet të ketë vrarë veten mbrëme rreth mesnatës me armën e tij të shërbimit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në ambjentet e Gardës së Republikës, teksa gardisti po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit.

Viktima është punonjësi i Gardës Arjon Mançe, 30 vjeç, nga Përmeti.

Policia bën të ditur se për hetimin e rastit u ngrit një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë.

Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimet i thanë ABC News se 30 vjeçari, që kishte qenë më herët me mision në Afganistan, kishte lënë dhe një letër ku paralajmëronte vetëvrasjen e tij. /abcnews.al