Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete tek rrethi i Yzberishtit në rrugë. Sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës.
“Me datë 16.01.2025, rreth orës 15:40 , tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas, rreth 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/