Tiranë, dy të arrestuar dhe 67 të shoqëruar në polici

schedule09:51 - 21 Shtator, 2018

schedule 09:51 - 21 Shtator, 2018

Dy persona janë arrestuar në Tiranë ndërsa 67 të tjerë janë shoqëruar në komisariate për verifikim.

Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Asim Vokshi” gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Arsen Cakës, 30 vjeç, iu gjet dhe u sekuestrua një pistoletë.

Caka u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu në bulevardin  “Bajram Curri”, gjatë kontrollit në mjetin tip “Renaul”, që drejtohej nga Gerard Ramaliu, 29 vjeç, banues në Tiranë, u gjetën 3 pako me kokainë të ambalazhuara me natriban.

Në total policia sekuestroi edhe fishekët që mbante Caka, dy aparate celularë dhe makinën “Renault” të Ramaliut.

Ndërkohë, policia e Tiranës ka njoftuar gjithashtu se ka shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë 67 persona me preçedentë penalë të mëparshëm. Gjithashtu janë verifikuar dhe kontrolluar 67 mjete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!