Tiranë, babai vret të birin/ Softa: U konfliktuan kur ishin të dehur, shkak dyshohet bullizimi i djalit ndaj 74-vjeçarit

schedule23:44 - 1 Shkurt, 2025

schedule 23:44 - 1 Shkurt, 2025

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se krimet në familje po rriten, teksa një 74-vjeçar vrau me thikë të birin 37-vjeçar në Tiranë, mbrëmjen e së shtunës.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Softa u shpreh se 74-vjeçari dhe i biri, ishin të dehur kur u konfliktuan.

Sipas Softës, shkak për konfliktin u bë bullizmi i 37-vjeçarit, ndaj të atit.

“Ky është një krim brenda familjes, këto krime po vijnë dhe po rriten, nga viti në vit, diku te 9-10 përqind. Ka motive të ndryshme, nga ato ekonomike. Ky është rast tipik kur babai vret djalin, apo djali vret babain. Është një rast  në hetim e supër. Dyshohet se shkak i krimit mund të ketë qenë bullizmi. Në rastin që kanë qenë të konfliktuar, ishin të dehur. Një 74-vjeçar, si është e mundur, fuqia fizike e djalit, babai ka kryer goditje me thikë dhe djali nuk është mbrojtur. Goditja ka qenë fatale mesa duket”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!