Tiranë, arrestohet për armëmbajtje pa leje 29 vjeçari

schedule10:24 - 6 Korrik, 2018

schedule 10:24 - 6 Korrik, 2018

Një i ri është arrestuar nga Policia e kryeqytetit pasi u kap në flagrancë me armë zjarri pa leje nga shërbimet e njësisë “Shigjeta”.

Në pranga ka rënë 29 vjeçari nga Tirana Leonardo Rakipllari.

Sipas njoftimit të Policisë, Rakipllari po udhëtonte me automjetin “Audi” ku ishte pasagjer dhe gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë Zastava me 12 fishekë, në çantën e tij të krahut.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Qarkullon në kryeqytet me armë zjarri pa leje, kapet në flagrancë dhe arrestohet nga shërbimet e njësisë “Shigjeta”.

Shërbimet e njësisë “Shigjeta” të Drejtorisë Vendore Tiranë në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë ditës të djeshme kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, ku si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Leonardo Rakipllari, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, shtetasit Leonard Rakipllari, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/5, i Kodit Penal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!