Tiranë/ Arrestohet hakeri i shpallur në kërkim nga SHBA

schedule19:02 - 12 Shkurt, 2018

schedule 19:02 - 12 Shkurt, 2018

Policia e Shtetit arrestoi të premten një 25-vjeçar nga Fieri, i kërkuar nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krime kompjuterike.
Aldo Ymeraj u prangos në Tiranë, gjatë një operacioni ndërkombëtar, mes të cilëve edhe Shqipëria, për llogari të goditjes së një organizate të krimit kibernetik.
Për 25-vjeçarin me banim në Fier ekzistonte një urdhër arresti nga SHBA.
Ai dyshohet të jetë pjesëtar i një organizate kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.
Nga 36 personat ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi. Grupi i quajtur “Infraud”, ishte krijuar në vitin 2010 nga një ukrainas./abcnews.al