Tiranë/ 43 vjeçari bie nga çatia ku po punonte, arrestohet pronari i shtëpisë

schedule10:53 - 22 Tetor, 2023

schedule 10:53 - 22 Tetor, 2023

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një banese në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agush Gjergjevica” të shtunën teksa po punonte në çatinë e shtëpisë.

Për pasojë, policia njofton se ka vënë në pranga pronarin e shtëpisë pasi, pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!