Tetë kallëpe tritol nga 150 gramë secili, një granatë mësymëse dhe 500 gramë lënde eksplozive tritol, që shërben për përgatitjen e minave me telekomandë janë bllokuar në Tiranë nga shërbimet e komisariatit 6. Poseduesi i tyre 31 vjeçari Fatjon Kola, nga Peza e Madhe është arrestuar në flagrancë.
Materialet iu gjetën 31 vjeçarit në banesë ndërsa tashmë ai akuzohet për veprën penale ‘”Prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave”./abcnews.al
Tiranë, 31 vjeçarit i gjenden ne banese 8 kallëpe tritol e 500 gr eksploziv
schedule15:58 - 11 Nëntor, 2018
schedule 15:58 - 11 Nëntor, 2018