Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana zyrtare reagon për trajtimin e aktivistëve të flotiljes: Pamjet e publikuara nga Ministri Itamar Ben-Gvir janë tronditëse

schedule13:53 - 21 Maj, 2026

schedule 13:53 - 21 Maj, 2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas publikimit të pamjeve që tregojnë trajtimin e aktivistëve të ndaluar të flotiljes nga autoritetet izraelite.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai i cilësoi imazhet e shpërndara nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir si “tronditëse dhe të papranueshme”, duke kërkuar respektim të plotë të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar për të gjithë personat e ndaluar. Hoxha bëri të ditur gjithashtu se Ambasada shqiptare në Tel Aviv është udhëzuar të mbajë kontakte të vazhdueshme me autoritetet izraelite për të garantuar ndihmën e nevojshme konsullore për qytetarin shqiptar të përfshirë në këtë rast.

“Imazhet e publikuara nga Ministri Itamar Ben-Gvir që tregojnë trajtimin poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes janë tronditëse dhe të papranueshme.



Të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar.

Kam udhëzuar #Ambasadën tonë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite në mënyrë që të sigurohet që qytetarit tonë t’i ofrohet ndihma e duhur konsullore, sipas nevojës dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar”, u shpreh ministri Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!