Tirana u rikthye te fitorja pas javësh, udke mposhtur me rezultatin 2-0 Egnatias, duke vazhduar kryesimin e tabelës së superiores me 24 pikë.
Për “Supersport” trajneri i Tiranës Orgesh Shehi ka folur për fitoren teksa është shprehur i lumtur që skuadra e tij u rikthye tek rezultati pozitiv.
Tekniku i bardh e bluve përgëzoi për golat Ismajlgecin dhe Ngo, por vlerëson gjithashtu edhe Gjumsin për paraqitjen e treguar në këtë ndeshje.
“Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, pjesa e parë ishte perfekte. E zgjidhëm shpejt ndeshjen, Ismajlgeci dhe Ngoo janë dy lojtarët tanë kryesorë, jam i lumtur që shënuan.
Pjesën e dytë e zgjidhëm ndryshe, i lamë pak terren kundërshtarin. Festa me Ngoo? Jam i lumtur që shënoi, personalisht kam folur shumë me të. I thashë që ti je Michael Ngoo, ai po përmirësohet dhe po rritet fizikisht, kjo e fundit ka shumë rëndësi, por edhe aspekti psikologjik.
E rëndësishme është që gjithë kontingjenti të jetë i gatshëm, të gjithë lojtarët kanë minuta, hodhëm në fushë shumë lojtarë edhe për të ruajtur energjitë për në mesjavë. Duhet të jenë të gjithë lojtarët të rëndësishëm.
Kampionati është i gjatë, disa skuadra kanë bërë mirë. Kemi distancë me ekipet e tjera, përveç Kukësit. Do na afrohen, por nuk na shqetësojnë, shqetësohemi vetëm të jemi ne, sidomos Tirana pas javës së tretë.
Gjumsi? Është lojtar shumë cilësor dhe i ri. Ai ka dhënë maksimumin sa herë e kam futur, bravo i qoftë. Ai po luan në ekipin më të mirë në Shqipëri, po bën mirë dhe meriton komplimente”, theksoi Shehi. /f.a/abcnews.al