Tirana tenton kapitenin e Vllaznisë, kuqeblutë kërkojnë 100 mijë euro

schedule18:05 - 17 Maj, 2022

schedule 18:05 - 17 Maj, 2022

Tirana ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ri dhe drejtuesit kanë hedhur “grepat” te Vllaznia.

Lojtari i peshkuar është kapiteni i shkodranëve, Erdenis Gurishta, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e kryeqytetasve, por problem mbetet kontrata që futbollisti ka me kuqeblutë.

Sipas “Neësport.al” raportohet se lojtari dhe drejtuesit e Tiranës kanë pasur një bisedë telefonike mes tyre, në të cilët Vllaznia ka ndërhyrë pasi klubi kuqeblu për të lënë lojtarin të lirë kërkojnë plot 100 mijë euro.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes dy klubeve dhe lojtarit, nëse ky i fundit do të ndryshojë ambient apo do t’i qëndrojë besnik skuadrës së Vllazninsë. /f.a/abcnews.al