“Tirana skuadër e fortë”, Guindo: Ishte 100% goli im ai i dyti ndaj Teutës

schedule20:11 - 14 Shkurt, 2022

schedule 20:11 - 14 Shkurt, 2022

Saliou Guindo  është golashënuesi i Laçit, i cili me golat e tij ndeshje pas ndeshje po arrin t’i sigurojë kurbinasve pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion.

Sulmuesi nga Mali deri tani ka arritur të shënojë plot 12 gola, por vetëm 11 i njihen nga FSHF,  dhe për këtë është i sigurt vetë lojtari i cili thotë se goli i dytë i shënuar ndaj Teutës është i tij dhe jo autogol.

“11 apo 12 gola në Superiore? Për mua ishte 100% goli im ai i dyti ndaj Teutës, kështu që kam 12 gola, nuk kishte devijim të madh, thjesht një prekje e vogël.

Do të tregohesha egoist nëse do të thoja që pretendoj më mirë të shpallem golashënues sesa të fitojë skuadra, pasi dua të fitoj diçka të rëndësishme me Laçin.

Skuadra më e mirë? Tirana janë një skuadër shumë e mirë, kanë lojtarë cilësore. Ata mund të bëjnë mirë, janë një skuadër e rrezikshme”, deklaroi goleadori i Laçit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!