Tirana, shtëpia e Europës/ Beqiri: Këto aktivitete ndihmojnë në përshpejtimin e proceseve

schedule20:17 - 16 Maj, 2025

schedule 20:17 - 16 Maj, 2025

Eksperti i ekonomisë Genti Beqiri komentoi Samitin e sotëm në kryeqytet që mblodhi liderët botëror në Tiranë. Beqiri tha se ky ishte një Samit i rëndësisshëm në shumë dimensione dhe se kemi përbërë lajm pozitiv. Beqiri tha se këto evenimente ndihmojnë në përshpejtimin e proceseve sidomos ato të integrimit.

“Samiti është i rëndësishëm në shumë dimensione, sikur edhe mos të përbënte ndonjë lajm specifik qenia e vendit tonë me krerët e shteteve të ndryshme, të qenurit në faqet e para të gazetave. Ne kemi përbërë lajm pozitiv, të kombinuar edhe me lajmet e Eurovisionit.

Këto janë aktivitete që ndihmojnë në përshpejtimin e proceseve, sepse integrimi ka shumë aspekte, të pasurit të mundësisë të qenurit pranë. Ky samit ka dhe anën tjetër që shfrytëzohet për takime bilaterale dhe duhet ta vazhdojmë këtë momentum në mënyrë pozitive.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!