Ish deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se opozita nuk e konkurron dot PS në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen, përfshirë edhe Tiranën.
Në një intervistë për “Tirana Live”, Koçi u shpreh se në garën për kryeqytetin, PS do jetë fituese, teksa PD ende nuk ka kandidat dhe ndodhet në gjendjen më të keqe të mundshme.
Koçi shtoi se Ogerta Manastriliu është kandidatja e duhur për kryeqytetin.
“Duke pasur parasysh që për Tiranën, kandidatura është përcaktuar, jemi hapa përpara opozitës. Opozita është me problematike të trashëguar, duke pasur në krye një figurë të diskretituar si Sali Berisha. Veliaj, duket që nuk është në një linjë politike me PS dhe qeverinë. Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka dëshmuar se në raste të tilla vepron shpejt, nuk i vonon vendimet. Janë një sërë faktorësh që përcaktojnë fuqinë dhe gatishmërinë për të fituar të një force politike. PS nga njëra anë dhe opozita nga ana tjetër, nuk besoj se do kishte fuqi ta konkurronte PS, sidomos në këto momente. PS dominon kryeqytetin, bëhet fjalë në një çerek shekulli. Është kriza e opozitës. Opozita ka dy deri në tre raunde zgjedhore që është në krizë. Rikthimi i Sali Berishës sjell dëme për ta. Nuk shoh shans për opozitën që të fitojë nga ndonjë bashki. Unë besoj se do jetë rezultat si ai i 11 majit.”, theksoi ai./abcnews.al

