“Tirana Pride”/ Komuniteti LGBT, marshim sensibilizues në Tiranë për të drejtat e tyre

schedule17:49 - 25 Maj, 2024

schedule 17:49 - 25 Maj, 2024

Komuniteti LGBT në vendin tonë, ka mbajtur një marshim senzibilizues në Tiranë pasditen e së shtunës.

Disa dhjetëra aktivistë marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të kërkuar të drejtat e tyre.

“Çdo ngjyrë, një familje. Do marshojmë në çdo hapësirë publike”, ishin disa nga thirrjet e aktivistëve.

Ata u mbështetën në këtë marshim, nga ambasadori britanik, Alastair King-Smith dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato.

Punonjës të policisë ishin të pranishëm, për të ruajtur rendin e mos pasur incidente./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!