Devid De Santana Silva do të rikthehet në Abissnet Superiore dhe do të jetë pjesë e Tiranës, kryesueses së kampionatit.
Sulmuesi 25-vjeçar është larguar nga Sporting Covinha dhe tani e presin në kryeqytet, ku është i domosdoshëm sa më shpejt pas dëmtimit të Michael Ngoo.
Devid mund të zbarkojë sot në kryeqytet dhe të vihet nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.
Braziliani më parë ka luajtur me Kastriotin, skuadër me të cilën ka shënuar 10 gola dhe më pas mori shumë oferta nga brenda dhe jashtë vendit. / abcnews.al