Tirana, pranë “greminës”/ Bardheblutë humbin 1-2 në Elbasan, zbresin në vend të fundit

schedule12:51 - 1 Prill, 2025

schedule 12:51 - 1 Prill, 2025

Shumë specialistë futbolli e kishin parashikuar këtë renditje. Tirana dhe Bylisi u bënë kandidatët kryesorë për të rënë nga kategoria, ndërsa në Superligë u mbyllën ndeshjet e javës së 32-të.

Kur mbeten edhe 4 javë deri në fund, rreziku është tepër I madh. Tirana u mund me shifrat 2-1 në “Elbasan Arenë”, nga ekipi vendas me të njëjtin emër.

Elbasanasit e trajnerit Gvozdenoviç po humbisnin pasi Florjan Përgjoni shënoi për bardheblutë që në minutën e 11-të, por shpresuan deri në fund.

Barazimi erdhi në 72’ kur shënoi Kristi Qose, dhe ishte I njëjti lojtar që siguroi fitoren në mënyrë dramatike në minutën e tretë shtesë.

Duhet thënë se vendasit bënë më shumë dhe e merituan suksesin, e tani janë sërish vetëm 4 pikë larg Partizanit që mban vendin e katërt, pozicioni I fundit që të kualifikon për në plej ofin për titull.

Tirana është në vendin e 10-të dhe të fundit me 32 pikë, ndonëse vetëm një pikë poshtë Skënderbeut të vendit të shtatë.

Edhe Bylis është në të njëjtën gjendje pasi humbi në shtëpi.

Egnatia fitoi 2-0 në stadiumin “Adush Muça”, duke luajtur mjaft mirë, diçka që nuk e bëri disa javë më parë kundër Skënderbeut.

Regi Lushkja në 48’ dhe Guindo në 74’ ishin autorët e golave.

Kampionët janë në vend të parë me 58 pikë, të shkëputur nga të tjerët, ndërsa Bylisi ka 33 pikë në vend të parafundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!