Tirana “poker” Kukësit

schedule16:24 - 30 Tetor, 2022

schedule 16:24 - 30 Tetor, 2022

Tirana ka fituar 4-1 ndaj Kukësit. Me Xhixhën në sulm por me autorë golash Hasanin, Patrick, Behiratche dhe Limaj, Tirana nuk jep pika referimi.

Ndeshje pa histori ndërsa Shehi në krahun tjetër duhet të “fërkojë duart” për një ndeshje që vjen si një sinjal i fortë për të gjithë kundërshtarët e Superiores.

18 pikë për bardheblutë, vetëm një ndalesë larg Partizanit. Nuk ka vend për festë në kampin kryeqytetas që tashmë duhet të gjejë vetëm vazhdimësinë pasi lojën po e bën prej shumë javësh.