Filip Najdovksi dhe Tirana me shumë mundësi do të ndajnë rrugët në përfundim të këtij sezoni futbollistik.
Në kampin bardheblu duhet të mendojnë të ribëjnë prapavijën, pasi edhe Erjon Hoxhallari do të kalojë në Rumani tek UTA Arad.
Sipas Panorama-Sport, Najdovksi dhe Tirana janë larg marrëveshjes. Për “xholin” nga Maqedonia e Veriut sinjale largimi janë shfaqur edhe gjatë merkatos së janarit. / abcnews.al