Tirana do të përballet me Egnatias ditën e hënë, sfidë kjo e vlefshme për javën e 20-të Abissnet Superiores. Një sfidë ku bardheblutë kërkojnë të ruajnë diferencën me skuadrat ndjekëse dhe ndaj rrogozhinasve kërkojnë 3 pikët në garën për titull.
Përveç Taulant Seferit të pezulluar për shkak kartonësh, për këtë duel, trajneri Orges Shehi i duhet të bëjë llogaritë edhe pa kapitenin e skuadrës. Erion Hoxhallari ka probleme me kaviljen dhe ndaj Egnatias nuk do të jetë gati, sepse në rast aktivizimi mbrojtësi mund të rrezikojë një dëmtim akoma më serioz.
Shehi pritet t’i besojë Najdovksit në qendër të mbrojtjes së bashku me Behiratche. Në mesfushë do të rikthehet Toli që mungoi për shkak pezullimi, ndërsa në sulm, Gjumsi shihet si zëvendësuesi i Seferit që ndaj Egnatias mungon për shkak se ka plotësuar numrin 4 të karonëve të verdhë. /f.a/abcnews.al