Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana, opozita ende pa kandidat/ Blushi: Mbështesim kandidatin e PD. Muçi: Nuk bashkëpunojmë me Berishën

schedule21:09 - 1 Tetor, 2025

schedule 21:09 - 1 Tetor, 2025

Teksa presidenti Bajram Begaj dekretori 9 nëntorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore, opozita nuk ka ende kandidatë, teksa mbetet e përçarë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, deputeti i PL, Tedi Blushi u shpreh se kjo forcë politike nuk ka emër të saj për kandidat për Tiranën. Blushi shtoi se PL do mbështesë kandidatin zyrtar të PD.

Ndërsa deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muçi theksoi se nuk do të ketë bashkëpunim me kreun e PD, Sali Berisha.

Tedi Blushi: Jo, nuk kemi propozuar asnjë emër. Ne do të mbështesim kandidatin që do të propozohet zyrtarisht nga PD. Ky është vendimi që ne kemi marrë. Nuk kemi asnjë emër, por i qëndrojmë kritereve të cilat ne i kemi bërë publike. Këta janë kundër dialogut në vetvete si parim. Ky ka hall pse takohet Agroni me Berishën. Realisht e kemi përjashtuar, është e qartë retorika.

Redi Muçi: Nuk ndonjë çudi të madhe fakti që shkuan dhe u ulën në një tryezë me PD. Agron Shehaj tek PD u fut si deputet, pastaj doli nga PD, me pretendimin e autokracisë. Tani shkon dhe thotë votoni kandidatin që do i shërbejë PD. Po njësoj edhe Adriatik Lapaj, para se të angazhohej me politikën, ishte te çadra e lirisë së Lulzim Bashës. Distancimi ynë nga subjektet e reja politike në zgjedhjet e 11 majit, rezultoi të ishte lëvizja e duhur. Me zotin Shehaj nuk kemi asnjë qasje politike. Me zotin Lapaj nuk e dimë çfarë qasje ka ai. Ata janë ulur me Sali Berishën, të paktën Lapaj dhe Shabani e ka cilësuar si përfaqësues i politikës së vjetër. Sigurisht që nuk na ka rënë dhe ne as nuk do e marrim. I përjashtuam ne ata. Partia e Lirisë është një parti që ka bërë zig zage për të kapur pushtetin. Ne e kemi refuzuar totalisht bashkëpunimin me PD, Sali Berishën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!