“Tirana një hap para, Kukësi zhgënjim i madh”, skaneri i Rizës dhe Canajt

schedule23:15 - 5 Nëntor, 2020

schedule 23:15 - 5 Nëntor, 2020

Tirana e filloi sezonin e ri në Superiore me një fitore 2-0 përballë Kukësit. Dueli i luajtur në Korçë u vendos nga dygolëshi i maqedonasit Najdovski, i cili i dha tre pikët e para kampionëve në fuqi.

Flor Riza dhe Agim Canaj, pjesë e përhershme e emisionit “Pressing” në ABC News, analizojmë takimin e luajtur në qytetin juglindor, duke vlerësuar ekipin e Egbosë dhe duke vënë në pak problemet e verilindorëve të Skënder Gegës.

RIZA – “Kampionati pati surpriza, përveç Tiranës nuk fituan ekipet e tjera pretendente. Tirana kishte mungesa, por formacioni nuk është i konsoliduar plotësisht. Portieri është një nga pikat më të forta, ka dhënë garanci të plotë. Edhe mbrojtësi i djathtë (Toshevski) është një pjesë e mirë. Edhe Najdovski ka bërë mirë me Tiranën.

Bardheblutë duhet ta shihnin si problem kryesor faktin që do të luajnë jashtë fushe. Po hoqëm konceptin e fushës, kemi humbur në futboll. Ka rëndësi të madhe. Muçi është në pozicionin e tij natyral si sulmuesi dytë. Danso mund të zëvendësojë Cale, mund ta ndihmojë të çlodhet brazilianin.

CANAJ – “Më shumë rëndësi është marrja e pikëve. Pashë Partizanin dhe Teutën si ndeshje. Pashë që kishte mangësi në lojëra. Më zhgënjeu Kukësi, mendoja se do të ishte diçka më mirë, por la shumë për të dëshiruar. Tirana është disi para rivalëve të tjerë, diti të marrë maksimumin edhe me grupin e dytë të lojtarëve.

Kukësi? Ishte një skuadër e lehtë në fushë, në dyluftime. në vendosjet në goditjet standarde. Raste krijuan, por lojtarët u shfaqën të nervozuar. Lojtarët e Kukësit duhet të reagonin te goli i parë i pësuar, ishte i pastër pozicioni i parregullt i lojtarit të Tiranës.

SKARÇO – “Do shohim luhajtje te Kukësi. Ka pasur ndryshime në formacion, ndeshjen e ardhshme mund të jetë Bytyçi alternativa e Gegës. Do kohë Kukësi”. /abcnews.al