Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD. Lami: Berisha, kosto për kandidatët e tij

schedule20:54 - 26 Maj, 2025

schedule 20:54 - 26 Maj, 2025

Ish anëtari i kryesisë në PD, Roland Bejko tha për ‘Real Story’ se Tabaku dhe Alimehmeti kanë qenë më të votuar nga radhët e PD sepse qytetarët duan të shohin këta elementë dhe figura në krye.

“Tabaku dhe Alimehmeti kanë qenë më të votuar, jo rastëissht seose ka qenë komuniteti autokton tiranas dhe ata nuk ndahen dot nga Tirana. Votuan dy nga kandatët më të mirë të PD, bën kontratsin e thellë me modelin që duan të shohin në krye. Bën kontrastin me Berishën, nuk duan një udhëheqës agresiv dhe zgjodhën dy modele më ‘soft’. Ky është modeli sesi duan të kenë kryetarin e bashkisë.”

Analisti Roland Lami tha se Berisha është kosto për kandidatët në partinë e tij. Sakaq, Lami tha se sado e rëndësishme të jetë vota e kandidatit, nuk e injoron barrën e partisë që e mbështet nga pas.

“Nëse shohim sjelljen e votuesve, është e vërtetë që Tirana ka votues elitar, vota për partinë është një element që ndikon tek vota. Nuk mund të injorosh peshën e partisë që ka kandidati pas. Fakti që Belind Këllici ishte në shfaqjen e tij si politikan, votuesi në sondazhet që kemi diskutuar, bënte diferencën mes votës dhe partisë. Imagjinoni tani sesa kosto është Berisha për kandidatët. Shehaj nuk ka partinë pas, nuk është e lehtë ta kapërcesh këtë faktor. Sado ta mbivlerësojmë votën e kandidatit, nuk e injoron barrën e partisë.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!