Lehtësimi i masave kufizuese dhe hapja e pothuaj gjithë bizneseve ka sjellë trafik të rënduar në Tiranë.
Këtë mëngjes është vënë re prezencë e madhe makinash nga pallati me shigjeta, në kryqëzimin tek Ura e Lanës.
Në këto pika kyçe të rrugëve të Tiranës nuk ka patur shërbim policie për trafikun.
Me këto pamje kryeqyteti kishte më shumë se tre muaj që nuk i kishte parë, që prej shpalljes së pandemisë nga Coronavirusi.
Por mesa duket tashmë i është rikthyer sërish normalitetit, me zhurmë dhe trafik./abcnews.al