Tirana merr javen tjeter presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, i njohur si B40. Kjo nisme e themeluar në Stamboll, synon rritjen e bashkëpunimit rajonal mes qyteteve, për çështjet klimatike, demokracinë, paqen dhe stabilitetin.
Kryeqyteti shqiptar do të mirëpresë më 30 janar 40 delegacione nga qytetet e Ballkanit. Në samitin që do të mbahet, Tirana merr zyrtarisht drejtimin e këtij unioni, që vitin e kaluar e mbante Athina.
“Në datën 30 do të zhvillohet samiti, do të punohet për ndryshimet e statutit, për anëtarësimet e reja, për programin e vitit që do të vazhdohet me grupet e punës.”
Nënkryetarja e bashkisë, Anuela Ristani thotë si drejtuese e këtij organi të rëndësishem, për Tiranën është një mundësi e mirë, ku do të shkëmbehen përvoja të ndryshme mes qyteteve.
“Gjithë viti do të jetë i mbushur e aktivitete të përbashkëta. Të bëjmë ca punë sepse të gjithë jemi shnumë mirë në marrëdhëniet tona ndërqytetase. Dhe kemi të njëjta shqetësime. Duke pasur këtë kemi mundwsinë të ndajmë eksperiencant tona, ca gjëra që i kemi bërë më mirë t;ja mësojmë njëri -tjetrit.”
Sipas Ristanit këto aktivitete promovojnë Tiranën, duke e bërë atë të njohur në arenën ndërkombëtare, që përkthehet në më shumë vizitorë të huaj në kryeqytet.
“Ka pasur një shumëllojshmëri të të gjitha fushave të veprimit, edhe ka ndikuar ajo që kanë degjuar nga mediat ndërkombëtare dhe kanë vendosur ta viztojnë Tiranën. Kjo ka dhënë rezultatin e vet ne flasim tani për miliona turistë. Sa më shumë zhurmë dhe prezencë të kemi në arenën ndërkobëtare aq më mirë për Tiranën, në gjëra të thjeshta në faktin që dikush vjen shpenzon para për Tiranën.”
Më herët Tirana ka mbajtur titujt kryeyqyeti europian i Rinisë dhe Sportit, ndërsa është përzgjedhur si kryeqyteti mesdhetar i kulturës për vitin 2025.