Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana zë vend kryesore në faqet e gazetes prestigjoze New York Times: Artikulli e cilëson Tiranën një qytet kozmopolitan, me te ardhme të shkëlqyer të Shqipërisë. New York Times, jep sugjerime për turistët se çfarë duhet të mos humbasin nga ky qytet.
Kryeqyteti shqiptar ku përplaset historia e çuditshme dhe e ardhmja e ndritur e vendit. Me këto fjalë e nis artikullin kushtuar Tiranës gazeta prestigjoze amerikane New York Times, e cila i bën një përshkrim të bukur ndryshimeve që ka pësuar vitet e fundit kryeqyteti shqiptar, por edhe potencialit për një të ardhme të shkëlqyer.
Artikulli i publikuar në gazetën më me influencë në SHBA thotë se gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është cilësuar nga turistët si ai vendi i rrallë: një qoshe thuajse fare e pazbuluar e Europës, me një kryeqytet kozmopolitan, me restorante të reja, dyqane dhe galeri, që përzihen me trashëgiminë thuajse surrealiste të së kaluarës.
“Për të kuptuar përplasjen e epokave në Tiranë mjafton të vizitoni Sheshin Skënderbej, i rinovuar së fundi me shatërvane dhe pllaka të trëndafilta graniti, që mban mbi vete xhaminë me minare të Shekullit të XVIII, një Kishë Orthodhokse shqiptare në formë kubeje e hapur në vitin 2012, një sërë ndërtesash qeveritare që jehojnë arkitekturën fashiste të Italisë së Mussolinit dhe një monolith brutal ku ndodhet Muzeu Historik Kombëtar”, shkruan gazetari i New York Times, Alexander Lobrano.
Artikulli përshkruan shkurtimisht të kaluarën e vështirë të Shqipërisë nën sundimin Osman dhe komunist, e më pas gumëzhimat e para të një zgjimi kulturor në 1991.
“Tirana mund të mos jetë një skenë e fortë avantgarde, por ngacmon guximshëm me ikonoklasikën e saj – Piramida, një monument i madh kushtuar Hoxhës në qendër të qytetit, është sot një vend i njohur për skateboarder – dhe dëshirën për të jetuar, me të cilën ka joshur shumë turistë”, vijon artikulli i prestigjozes amerikane.
Më tutje, Neë York Times bën një sugjerim per turistët që duan të dinë më shumë për historinë dhe kulturën shqiptare, kanë dy opsione: Muzeun Historik Kombëtar dhe Amfiteatrin e Durrësit.
Por nuk mungojnë edhe sugjerimet, për restorantet që duhet të frekuentojnë. Për ata që duan të shijojnë kuzhinën e mirë shqiptare. /ABC News Albania 24/7