Tirana ndez motorët/ Alimehmeti: Manastirliu nuk e menaxhoi mirë pandeminë Covid-19

schedule20:56 - 7 Tetor, 2025

schedule 20:56 - 7 Tetor, 2025

TIRANË- Bashkia e Tiranës më 9 nëntor do të zgjedhë kryetarin e ri të Bashkisë, pas arrestimit dhe burgosjes së Erion Veliajt.

Partia Socialiste ka kandiduar Ogerta Manastirliun,kurse PD  me parti të tjera aleate kanë propozuar Florjan Binajn.

Ilir Alimehmeti, i ftuar në “Real Story” tha se Ogerta Manastirliu, e cila drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e Covid-19, dështoi në menaxhimin e situatës

“Pati probleme në menaxhimin e pandemisë. Nuk lejuan që të këtë teste covid në farmacitë e vendit. Detyruam vaksinën, të rinjve, studentëve të universiteteve. Ua detyruam 18-vjeçarëve dhe punonjësve të supermarketeve.

Nuk ka asnjë vend të botës, që ka bërë këto budallallëqe, që kemi bërë ne. Kemi një të dhënë precize në Shqipëri. Kush u intubua vdiq. Mos gaboj, vetëm njëri ia ka dale. Si është e mundur kjo, ka diçka që nuk shkon këtu. Ose s’ke ekspertizën e duhur, ose pajisjet e duhura”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!