Tirana ka zhvilluar një tjetër miqësore. Këtë herë ka pasur përballë Bylisin e rënë nga Superiorja sezonin e shkuar.
Dueli i zhvilluar në “Selman Stërmasi” ka përfunduar në barazim pa gola. Tirana e nisi mirë ndeshjen, ndërsa më pas Bylisi e rriti nivelin.
Ndeshja ishte e luftuar fort, por nuk pati gola. Bardheblutë e mbyllën ndeshjen në sulm. Sytë te Tirana i kanë nga Ngoo, i cili duhet pritur të jetë në maksimumin e tij dhe të shënojë gola. /abcnews.al