“Tirana na rrezikonte”, Duro: Ishte ndeshje shumë taktike, s’fitohet lehtë titulli me Laçin

schedule19:19 - 17 Maj, 2021

schedule 19:19 - 17 Maj, 2021

Shpëtim Duro, trajneri i skuadrës së Laçit, në fund të duelit me Tiranën analizoi gjithçka ndodhi në fushën e blertë. Tekniku nga kryeqyteti, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, deklaroi:

“Ishte ndeshje deçizive sepse një fitore e Tiranës na rrezikonte Europës. Ishim jo mirë psikologjikisht prej ndeshjes me Skënderbeun. Fituam ndaj një kundërshtari direkt dhe serioz. Na duhej me patjetër fitorja sepse Tirana luante edhe për barazimin prej kalendarit.

Ndeshjet me Tiranën janë shumë taktike, kanë dy lojtarë shumë të mirë në sulm si Seferi dhe Danso dhe i mbuluam mirë. Edhe Deliu e Shehi i zbatuan mirë detyrat ndaj Bathës e Çelhakës. Natyrisht Mazrekaj bën diferencën dhe e përballoi ndeshjen mirë fizikisht.

Skuadra më ka bindur, kemi bërë mirë dhe jemi superiorë ndaj të mëdhave, qajmë pikët e lëna ndaj të dobëtave. Kjo javë do ketë shumë surpriza kam përshtypjen. E rëndësishme është të jemi në zonën e Europës. Është një kampionat i çuditshëm.

Nëse fitojmë me Teutën, shohim kundërshtarët për ndeshjen e fundit. Bust nëse fitoj titullin? Titulli kampion nganjëherë është edhe fat. Ka trajnerë që shkojnë në momentin dhe kohën e duhur dhe del kampion dhe të gjithë të ngrenë në piedestal. Të fitosh titullin me Laçin s’është njëlloj si më Partizani, Tiranën apo Vllazninë.

Nuk kemi pasur organikën e duhur sepse na ka munguar sulmuesi 25 golësh gjithë sezonin. Te Partizani kanë shënuar të gjithë. Te Laçi unë golat i kam shënuar me mesfushorë. Nuk e di si do jetë Harmon. Prenga është me kartonë. Kemi aktivizuar shumë lojtarë të rinj nga ekipi U21 dhe kjo është shumë pozitive”, përfundoi Duro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!