Tirana mposht Pogradecin dhe siguron qëndrimin në elitë

schedule20:25 - 4 Maj, 2025

schedule 20:25 - 4 Maj, 2025

Tirana do të vijojë garën në ‘Abissnet Superiore’ edhe në sezonin e ardhshëm. Bardheblutë siguruan qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar pas fitores minimale 1–0 ndaj Pogradecit, në finalen e zhvilluar pasditen e sotme për mbijetesën.

Në stadiumin ‘Elbasan Arena’ u zhvillua një ndeshje me plot emocione. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndonëse Tirana e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua pas verifikimit me sistemin VAR.

Bardheblutë kalojnë në avantazh falë një autogoli të Hysenllarit në minutën e 90-të. Pas një harkimi në zonë, Zharmuni devijon para portës ku topi godet Hysenllarin dhe përfundon në rrjetë. Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-0 në favor të Tiranës.

Skuadra kryeqytetase siguron me këtë fitore qëndrimin për një tjetër sezon në elitën e futbollit shqiptar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!