“Tirana Mooons”, një oaz të gjelbër kushtuar librit është vendosur te Sheshi “Nënë Tereza”.
Gjatë fjalës së tij në përurimin e kësaj vepre, kryeministri Edi Rama deklaroi se ky oaz do rrijë përkohësisht dhe më pas do lëvizë.
Rama shtoi se sa herë mblidhen arkitektët në Tiranë, Shqipëria zhvillon ndeshje futbollistike.
“Është kënaqësi të jem këtu me ju. Krisi ishte fiksuar ta sillte Hënën në Shqipëri. Kjo besoj është serpentina jonë, do qëndrojë për një çast këtu dhe pastaj do lëvizë. Ne duam, të lëvizim me projekte të mëdha dhe masive. Po përgatisim një projekt shumë të bukur. Ka diçka interesante që duhet çkoduar, sa herë arkitektët mblidhen këtu, Shqipëria ka një ndeshje futbolli. Faleminderit shumë edhe për librat, ju lutem sillni më shumë libra. Kjo është e gjitha, një falenderim i madh për ata që kontribuan për ndërtimin këtu. Duket kaq bukur, shijojeni”, theksoi ai./abcnews.al

