Tirana mirëpret finalet e Kampionatit Europian në Volejboll për femra (U19)

schedule14:46 - 10 Shtator, 2018

schedule 14:46 - 10 Shtator, 2018

Tirana ka mirëpritur finalet e Kampionatit Europian në Volejboll për Femra (U19). Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi ndeshjen finale pas së cilës deklaroi se prioritet i Bashkisë është zhvillimi i sportit në shkollat e kryeqytetit.

Në kompleksin e Parkut Olimpik të Tiranës për herë të parë në Shqipëri u zhvilluan finalet e Europianit në Volejboll për Femra (U19). Ndeshjen finale Itali-Rusi e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj  shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

“Tregon se Tirana siç është “njësh” në shumë punë, është “njësh” edhe në mikpritjen e eventeve të jashtëzakonshme të këtyre përmasave”

Një prioritet i Bashkisë së Tiranës është edhe zhvillimi i sportit në shkolla, duke nxitur  anazhimin e te rinjve në disiplina të ndryshme të sportit.

“Dobia më e madhe është për djemtë edhe vajzat në Shqipëri, për të parë sesi Tirana, jo vetëm mund të mikpresë aktivitete të tilla, por për t’u siguruar që në një të ardhme jo shumë të largët, të kemi edhe ne nivel kampionësh. Kemi filluar me sportin në shkolla dhe besoj që shumë goca edhe çuna, do zgjedhin volejbollin si një mënyrë për t’u angazhuar pas orëve të mësimit. Ndoshta, jo të gjithë do të jenë për ekipin tonë kombëtar, ama do të mësojnë si të luajnë në skuadër dhe do mbajnë lart një traditë fantastike që Federata e Volejbollit ka në Shqipëri”.

Fundi i kampionatit u kurorëzua me shpalljen e Italisë kampione e  Europianit në Volejboll për Femra (U19), pas betejes me 5 sete kundra Rusisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!